Monchi zbulon prapaskenat e transferimit të Malcolm te Barça, ja si u tradhtua Roma nga Bordeaux

Monchi zbulon prapaskenat e transferimit të Malcolm te Barça, ja si u tradhtua Roma nga Bordeaux

Malcolm ka nënshkruar me Barcelonën edhe pse klubi i Bordeaux fillimisht kishte arritur marrëveshje me Romën

Transferimi më drithërues i këtij afati kalimtar ishte ai i Malcolm te Barcelona, transmeton Periskopi.

Braziliani kishte bërë gati valixhet për të udhëtuar në Romë, por Bordeaux në momentet e fundit ia anuloi fluturimin.

Tani është drejtori sportiv i Romës që ka zbuluar se çfarë ndodhi me rastin e Malcolm.

“Ne kishim një marrëveshje me Bordeaux dhe pas 30 minutave presidenti i tyre më telefonoi për të thënë se duhet ta bëjmë zyrtare transferimin e Malcolm,” ka thënë Monchi.

“Unë i thashë që për neve nuk është gjë e mirë kjo dhe duhet t’i ndjekim rregullat, por ai insistonte dhe ata postuan në Tëitter se është arritur marrëveshja.

“Për shkak të kësaj edhe ne publikuam marrëveshjen. Gjithçka ishte e kryer, por një orë pas zyrtarizimit fillon interesimi nga Barcelona.

“Është e vërtetë që para disa ditësh unë e dija që shumë skuadra po interesohen për Malcolm dhe Barcelona ishte njëra prej tyre. Për shkak të kësaj ne nxituam që ta përfundonim marrëveshjen. Unë isha i surprizuar kur një reprezentues i lojtarit më telefonoi dhe më tha që Bordeaux nuk po e lejon Malcolmin që të udhëtojë në drejtim të Romës.

“E telefonova presidentin e tyre dhe ai më tha që ka pranuar një ofertë më të mirë nga Barcelona dhe nëse ne nuk do të rrisnim ofertën atëherë do të dështonte transferimi.

“Unë më pas e informova presidentin tonë për t’i treguar ndryshimet dhe ai më dha dritën e gjelber për të bërë një ofertë të re më të madhe se Barcelona. Unë isha kundër kësaj, por ai insistonte dhe më thoshte: ‘Shko bëje ofertën’.

Pavarësisht se Roma bëri ofertën më të lartë vetëm për hatër të presidentit transfeirmi i Malcolm te Roma dështoi dhe 21-vjeçari i talentuar përfundoi te Barcelona. /Periskopi/

Shpërndaje në: