Monica Bellucci, nesër mbrëma në Beograd

Monica Bellucci, nesër mbrëma në Beograd

Monica Bellucci do të jetë e pranishme nesër mbrëma në Beograd, në hapjen e festivalit të filmit FEST.

Cilësuar si një prej festivaleve më të mira të filmit në rajon, Monica Bellucci është aktore në filmin e Emir Kusturicës, “On the Milky Road”. Ajo do të parakalojë në Sava Centre dhe do të përshëndesë audiencën serbe.

Bellucci më herët ka mësuar pak nga gjuha serbe për rolin e saj në këtë film. Në festivalin e madh që nesër hap siparin në Beograd, do të shfaqen edhe filma të Martin Scorsese dhe Jim Jarmusch, e po ashtu edhe “La la land” me Ryan Gosling dhe Emma Stone.

Festivali do të zhvendoset edhe në Kragujevac, Novi Sad dhe më pas në Budva. / KultPlus.com  

Shpërndaje në: