Monica Bellucci poston imazh nudo nga fillet e karrierës (Foto)
Monica Bellucci gjithmonë ka ditur të tërheqë vëmendje me dukjen e saj, qoftë në rolet filmike, pjesëmarrjet në evenimentet e ndryshme apo gjatë pozimeve për sesione fotografike.
Ndërkaq, edhe në moshën 53 vjeçare, atë vazhdon ta shoqërojë epiteti i njërës prej femrave më të bukura në botë.
Aktorja e famshme italiane e ka risjellë në rrjetet sociale një fotografi të realizuar para 30 vitesh.
Asokohe, ajo kishte pozuar për ballinën e revistës Elle, ndërsa edhe tani ka arritur në qendër të vëmendjes mediatike.
Fotografinë e realizuar në vitet e nëntëdhjeta nga Fabrizio Ferri, aktorja e ka emëruar si retrospektivë.



