Monica Lewinskyn e heqin nga lista e të ftuarve në ngjarjen ku merr pjesë Bill Clinton
Monica Lewinsky tha të mërkurën se ftesa e saj për një ngjarje rreth “ndryshimeve shoqërore” u shfuqiuza kur ish-presidenti Bill Clinton vendosi të marrë pjesë në të njejtën ngjarje.
Lewinsky nuk e bëri publike emrin e organizatës, por ajo tha se asaj iu ofrua për të shkruar një artikull në një revistë pasi ftesa e saj ishte hequr, raporton “Usatoday”, transmeton Periskopi.
“Ju lutem mos më ftoni në një ngjarje (sidomos në lidhje me ndryshimet sociale) – sepse Bill Clinton vendosi të merrte pjesë/u ftua”, shkroi Lewinsky në profilin e saj zyrtar Twitter. “Është viti 2018. Emily Post nuk do ta miratojë”.
Lewinsky ishte 22-vjeçare kur punonte si infermiere në Shtëpinë e Bardhë pasi kishte pasur një marrëdhënie seksuale me ish-Presidentin e SHBA-së, Bill Clinton.
“Tani, në moshën 44 vjeç, unë po filloj të shqyrtoj implikimet e diferencave të fuqisë që ishin kaq të mëdha midis një presidenti dhe një interniste të Shtëpisë së Bardhë”, shkruante ajo në mars./Periskopi/



