Monika Kryemadhi: Rama i puthi dorën sime bije dhe ajo e theu pas një jave

Monika Kryemadhi: Rama i puthi dorën sime bije dhe ajo e theu pas një jave

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka qenë e ftuar mbrëmjen e
djeshme në emisionin “Repolitix” në “Report Tv”, ku krahas çështjeve politike të momentit, ka
rrëfyer edhe një ndodhi të pazakontë në lidhje me kryeministrin Edi Rama

Duke theksuar se çdo gjë që ai prek thyhet, Kryemadhi tregoi sesi kjo ishte vërtetuar në një
takim mes Ramës dhe vajzës së saj të vogël, Erës.

“Kur ishim në Kosovë me rastin e pavarësisë, nuk u takova me Edin, por me Linda
Ramën. Unë isha me Bashën dhe isha edhe me Erën, ai kaloi aty i puthi dorën Erës dhe pas
1 jave theu dorën. I thashë se çdo gjë që prek ai thyhet.”-rrëfeu kryetarja e LSI-së. Burimi:
Blitz.al

Shpërndaje në: