Montella: Cutrone është zbulimi im (Video)
Vincenzo Montella beson se ai është arsyeja pse sot Cutrone po luan vazhdimisht me Milanin
Patrick Cutrone po tregon paraqitje të shkëlqyera me Milanin dhe është shpërblyer me një ftesë nga kombëtarja italiane, shkruan Periskopi.
“Për një trajner italian që ta drejtojë kombëtaren është një ëndërr,” ka thënë Montella.
“Do të doja që unë të bëhem një ditë, por tani për tani kjo gjë duket larg.
“Cutrone? jam i lumtur që ai u ftua. Mendoj që ai është zbulim i imi. Ne kemi punuar shumë me të dhe ai kishte dëshirë të madhe që të përmirësohej në stërvitje. Ai është e ardhmja e kombëtares italiane,”. /Periskopi/



