Morata kishte biseduar me Torres para se të kalonte në Chelsea
Alvaro Morata ka mbërritur në Londër për të përfunduar transferimin e tij te Chelsea.
Chelsea dhe Real Madrid të mërkurën arritën marrëveshje për sulmuesin spanjoll, i cili do të jetë lojtar i Chelsea në sezonin që po vie.
‘Blutë e Londrës’ do t’i paguajnë Realit 75 milionë funte. Ai ka treguar se ka pyetur Fernando Torres, për Chelsea dhe se ai i ka ofruar ndihmë.
“Unë kamë folur me Torres, i cili më ka ofruar ndihmë për çdo gjë që më nevojitet”, tha Morata për “AS”, transmeton Periskopi.



“Unë kamë punuar shumë dhe ky ishte objektivi im i qartë. Jam i trishtuar që po largohem nga Reali, por shpresoj që të shkojë gjithçka mirë për mua në Chelsea”, përfundoi 24 vjeçari.
Fernando Torres ishte transferuar në Chelsea në vitin 2011 për shumën rekorde në atë botë prej 50 milionë funtesh. Torres kishte shënuar vetëm 20 gola në 110 paraqitje për Chelsea.
Tashmë 33 vjeçari është duke zhvilluar karrierën në klubin e tij fëmijëror, Atletico Madrid. Morata do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare dhe do të fitojë 150,000 mijë funte në javë. Sulmuesi spanjoll sapo ta kompletoj transferimin e tij do të bëhet lojtari spanjoll më i shtrenjtë duke ia kaluar Torresit. /Periskopi/



