Morata shpreh dëshirën e tij
Alvaro Morata e pranon që po shpreson të luajë më shumë minuta te Real Madridi, në kohën kur bisedimet për transferime vazhdojnë ta lidhin atë me Manchester United dhe Chelsean.
Morata ka shënuar plot 20 gola që nga rikthimi në Santiago Bernabeu, por po përballet me konkurrencë të fortë për pozitën e sulmit, duke u shtyre me yjet si Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe Ligën si çdokush tjetë”, tha spanjolli.
“Do të doja të luaja në secilën ndeshje, si çdokush tjetër. Ju do të dëshironit të kontribuoni kudo që jeni”, përfundoi ai.



