Morata te skuadra e re për 80 milionë euro (Foto)
Sulmuesi Alvaro Morata ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.
Morata në vazhdimësi është duke u lidhur me një largim të mundshëm nga Santiago Bernabeu.
Ylli spanjoll ishte në bisedime me Manchester United por dështuan pasi që Reali kërkonte 90 milionë euro, shumë kjo e lartë për drejtuesit e klubit anglez.
Sipas “AS”, Chelsea është skuadra që do të transferojë ish anëtarin e Juventusit.
Klubi londinez ka përgatitur 80 milionë euro për shërbimet e tij, transmeton Periskopi.
Pasi humbi Romelu Lukakun, i cili kaloi te Manchester United, tani Chelsea do të japë çdo gjë për të marrë Moratan.
Ai shihet si zëvendësuesi ideal i Diego Costas, i cili është larguar nga ekipi. /Periskopi/




