Morata vulos transferimin e tij te Chelsea (Foto)
Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata si duket po numëron ditët e fundit si lojtar i Real Madridit, shkruan Periskopi.
Morata u rikthye në këtë sezon nga Juventus duke shënuar 20 gola në 40 paraqitje për ‘los blancos’.
Por ai nuk ka qenë zgjedhja e parë e trajnerit francez Zinedine Zidane, pasi ai preferon bashkëkombësin e tij Karim Benzema.
24-vjeçari qysh nga janari është duke u lidhur me një kalim në Stamford Brigde pas raportimeve se Conte e ka bërë synim kryesor për ta transferuar atë.
Morata i ka bërë follow në Instagram disa lojtarëve të Chelsea duke nxitur spekulime se ai tashmë ka vendosur për skuadrën e re, e që si duket do të jenë londinezët. /Periskopi/





