Morata zbulon arsyen kryesore pse dështoi edicionin e kaluar te Chelsea

Morata zbulon arsyen kryesore pse dështoi edicionin e kaluar te Chelsea

Alvaro Morata u transferua me shumë bujë verën e kaluar te Chelsea, por nuk tregoi paraqitje të mëdha

Sulmuesi spanjoll e ka pranuar që kishte presion mbi vete kur u transferua në ‘Stamford Bridge’ dhe gjithashtu ka thënë që kishte oferta të shumta nga Spanja e Italia, por vendosi të qëndronte në Londër, transmeton Periskopi.

“Kisha një bllokim në kokë, dhe nuk doja të flisja e të dëgjoja askënd. Thjesht doja të qëndroja në shtëpi. Me siguri që nuk ishte depresion, por ndoshta diçka e ngjashme me të,” ka thënë Morata.

“Në futboll, përveç aspektit fizik, shumë e rëndësishme është edhe psikologjia, dhe unë vuajta shumë nga ky aspekt vitin e kaluar, sepse erdha tek Chelsea me pritshmëri të mëdha, dhe me shumë presion mbi vete.

“Do e kisha pasur më të lehtë ta largohesha nga Chelsea këtë sezon. Mund të rikthehesha në Itali, sepse edhe gruan e kam italiane, apo të shkoja në Spanjë, ku kisha shumë oferta edhe me më shumë para, por doja të luftoja. Dhe vendosa të qëndroj këtu.”/Periskopi/

Shpërndaje në: