Morën zhgënjimin, në vend të biletës për finalen e Kievit (Foto)
Kanë luajtur me gjithë shpirt në të dy ndeshjet kundër Real Madridit, megjithatë në fund nuk arritën që të kualifikohen për në finale të Champions League, shkruan Periskopi.
E ky fakt i ka mërzitur jashtëzakonishtë shumë lojtarët e Bayern Munchen, pas barazimit në 2:2 në Santiago Bernabeu, rezultat ky i pamjaftueshëm për të vazhuar tutje bavarezët, shkaku i humbjes 1:2 në Allianz Arena.
Deri tani të dyja klubet janë ndeshur 7 herë në gjysmë finale. Katër herë tutje ka kaluar Bayern Munchen, dhe tre herë radhazi Real Madrid.
Në fotot e më poshtme mund të shihni zhgënjimin e lojtarëve të Bayernit.
Ndërkohë nesër mësohet finalisti i dytë pas ndeshjes Roma-Liverpool./Periskopi/




