Morena Taraku uron një ditë me vonesë Sabri Fejzullahun për ditëlindje: Të dua shumë babushi im i dytë

Morena Taraku uron një ditë me vonesë Sabri Fejzullahun për ditëlindje: Të dua shumë babushi im i dytë

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu festoi të mërkurën ditëlindjen e 73-të.

Urimet e shumta nga fansat, kolegët e familjarët nuk munguan, teksa duket se edhe një ditë pas befasitë e shumta nuk mungojnë për artistin e njohur.

Kësaj radhe ka qenë këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, e cila ka një lidhje shumë të veçantë me çifti Sabri dhe Nera Fejzullahu.

Morena publikoi një imazh të Sabriut në InstaStory, duke thënë se ajo zgjodhi sot (e enjte) një ditë me vonesë, për t’i uruar ditëlindjen atij që ajo e quan baba të dytë.

“E sot ta uroj unë ditëlindjen dhe t’i uroj edhe shumë e shumë vite të bukura ashtu si e ke shpirtin e zemrën…Të dua shumë babushi jem i dytë Sabri Fejzullahu”, ka shkruar Morena Taraku në urimin e saj në InstaStory.

Më pas, e njëjta ka ndarë me ndjekësit edhe një fotografi të këngëtarit dhe bashkëshortes së tij, Nerës.

Shpërndaje në: