“Mori automjetin me qera dhe ..”, 11 të vdekur dhe 80 të lënduar, kush është i dyshuari për sulmin në Gjermani?

“Mori automjetin me qera dhe ..”, 11 të vdekur dhe 80 të lënduar, kush është i dyshuari për sulmin në Gjermani?

Është rënduar bilanci i ngjarjes së ndodhur në Gjermani, ku një makinë u fut në tregun e Krishtlindjeve të qytetit Magdeburg duke marrë përpara turmën.

Të dhënat e para nga mediat gjermane flasin për të paktën 11 të lënduar dhe 80 të plagosur, shumë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

BILD raporton se shoferi u arrestua menjëherë pas sulmit, ndërsa WELT duke cituar burime sigurie pretendon se agresori është një burrë nga Arabia Saudite, i lindur në vitin 1974, i cili e kishte marrë me qira automjetin e tij pak para sulmit.

Bilanc “lufte” në Magdeburg, 11 të vdekur dhe 80 të

Ndërkohë, zona është rrethuar nga forca të shumta policie dhe dyshohet se brenda makinës të llojit “BMË” ndodhet eksploziv, i pashpërthyer.

Sakaq, ekipet e shpëtimit kanë ngritur çadra në treg për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarve pranë bashkisë së qytetit, në rrjedhën e lumit Elba. Në ndihmë të autoriteteve lokale në Magdeburg janë nisur edhe autoambulanca, por edhe helikopterë shpëtimi nga qyteti i Halle.

 

Shpërndaje në: