Mori fund: Ndahet pas 2 vitesh çifti më simpatik i showbizit
Pas më shumë se 2 vitesh së bashku këngëtari i “Pillowtalk” dhe supermodelja Gigi Hadid,
një nga çiftet më simpatikë të showbizit i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Lajmin e ndarjes së tyre e dha fillimisht “The sun” sipas të cilëve çifti është ndarë për shkak
të ngarkesës në punë që ka sjellë presion në marrëdhënien e tyre.

Lajmi më pas u konfirmua nga Zayn Malik i cili ka postuar në Twitter një status ku shkruan se
ai dhe Gigi kishin një lidhje kuptimplotë dhe argëtuese.

“Unë dhe Gigi kishim një lidhje kuptimplotë, me dashuri dhe argëtim. Kam një respekt dhe
adhurim të madh për Gigin si një femër dhe një shoqe. Ajo ka një shpirt të mrekullueshëm. i
Jam mirënjohës fansave tanë që e respektojnë këtë vendim të vështirë dhe privatësinë tonë në këtë moment. Do donim që këtë lajm ta jepnim vetë të parët. Ju duam të gjithëve”,
shkruan Zayn.

Pak më vonë edhe Gigi ka postuar një status ku i uron gjithë të mirat Zayn
“Deklaratat mbi ndarjen shpeshherë duket sikur vijnë vetëm nga njëra palë sepse nuk ka fjalë
për ta përshkruar çfarë kalojnë dy njerëz brenda dy vitesh, jo vetëm në një lidhje, por
përgjithësisht në jetë. Jam mirënjohëse për dashurinë, kohën dhe mësimet e jetës që Zayn
dhe unë ndamë së bashku. I uroj gjithë të mirat dhe do vazhdoj ta mbështes si një shoqe që
kam respekt dhe dashuri të pafund. Sa për të ardhmen, çfarë është shkruar, do ndodhë”,
shkruan Gigi./Xing.al




