Morientes habit me parashikimin e tij për finalen, Juventus-Real Madrid
Fernando Morientes ka qenë një ndër yjet që ishte në fushë për Realin në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 1998, të vendosur nga një gol i shënuar nga Predrag Mijatovic.
Ish-bomberi spanjoll ka bërë parashikimin e tij për finalen e 3 qershorit në Cardiff.
“Fiton Real 1-0 më një penallti të paqenë të Bale. Nuk ishim favorit në atë kohë pasi ata kishin Zidane, Deschamps, Inzaghi, por fituam. Me Real Madrid-in në finale unë jam ndier gjithmonë favorit, por në fund gjithçka vendoset nga fati. Futbolli i detyrohet një Champions Atletico Madridi-t dhe një Buffon-it. Mbahesh mend nëse fiton, jo nëse del i dyti”, u shpreh spanjolli.



