“Mos më fishkëlleni, më duartrokisni” – Ronaldo tifozëve të Realit (VIDEO)

“Mos më fishkëlleni, më duartrokisni” – Ronaldo tifozëve të Realit (VIDEO)

Cristiano Ronaldo u ka dërguar një “mesazh” tifozëve të Real Madridit.

Ylli portugez shkëlqeu në fitoren e Realit, duke realizuar het-trik në fitoren e thellë prej 3:0 përballë Atletico Madridit, transmeton Gazeta Blic

Por, Ronaldo duket se nuk ishte krejtësisht i kënaqur me këtë ndeshje, pavarësisht het-trikut dhe fitores së madhe të skuadrës së tij.

Pasi e realizoi golin e het-trikut, portugezi është parë duke iu drejtuar tifozëve në “Santiago Bernabeu”, duke iu thënë atyre që të mos ta fishkëllejnë, por ta duartrokasin.

“Unë thjesht nuk dua që ata të më vërshëllejnë. Unë gjithmonë do t’u jap atyre gjithçka nga vetja”, ka thënë pas ndeshjes Ronaldo.

Shpërndaje në: