Mos gaboni me ia lënë në dorë telefonin Bastian Schweinsteigerit (Video)

Mos gaboni me ia lënë në dorë telefonin Bastian Schweinsteigerit (Video)

Bastian Schweinsteiger me të vërtetë ka rilindur në qytetin amerikan të Chicagos.

Pas stërvitjeve me skuadrën e Chicago Fires, ish-reprezentuesi gjerman ka hyrë në zhveshtore dhe ka marr telefonin e bashkëlojtarit argjentinas, Lucho Solignac.

Me këtë rast ai i la një video-xhirim në telefonin duke u tallur me lojtarin, transmeton Telegrafi.

“Argjentina është zero … Gjermania është numër 1”, kishte thënë Schweini dhe kur 26-vjeçari e pa video xhirimin, të njëjtin e ka bërë publik përmes rrjeteve sociale me komentin “Kjo ndodh nëse e lëni telefonin tuaj të hapur dhe e merr nën kontroll shoku juaj gjerman”.

Ndryshe, 32-gjerman gjatë afatit kalimtar dimëror kaloi në radhët e skuadrës amerikane si transfero i lirë nga Manchester United.

https://twitter.com/LuchoSoli/status/856981314007965696?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmos-gaboni-ia-lene-ne-dore-telefonin-bastian-schweinsteigerit-video%2F

 

Shpërndaje në: