Mos i “hani” thonjtë sepse rrezikoheni nga këto sëmundje

Mos i “hani” thonjtë sepse rrezikoheni nga këto sëmundje

Për disa është një zakon i përditshëm kurse për disa të tjerë është thjeshtë punë stresi dhe nervoze.

Por, nëse jeni në mesin e miliona ngrënësve të thonjve, atëherë duhet ta dini se ky zakon është më i rrezikshëm se që mund ta mendoni.

Kjo pasi duke i ngrënë thonjtë ju rrezikoheni të bini viktimë e shumë problemeve shëndetësore, sipas ekspertëve shëndetësorë nga SHBA.

Këto janë pesë arsyet pse duhet ta lini këtë zakon – sa më shpejt.

1. Mikrobet qëndrojnë nën thonj

Nuk ka rëndësi a i lani duart apo jo, është shumë e vështirë që të hiqen të gjitha mikrobet dhe papastërtitë tjera nën thonjtë tuaj. Ekspertët nga SHBA thonë: “Vetëm imagjinojeni se çfarë jeni duke i bërë trupit tuaj sa herë që u jepni këtyre mikrobeve dhe papastërtive mundësinë që të hynë në gojën tuaj!”.

Sapo mikrobet të hyjnë në trupin tuaj, shanset tuaja për sëmundje rriten dukshëm. Është koha që të mos i hani më!

 2. Rreziku nga infeksionet

Ngrënia e thonjve rritë rrezikun e infeksionit të keq, të njohur si ‘paronikia’. Simptomat përfshijnë ënjtje, skuqje dhe dhimbje përreth thonjve. Nëse infeksioni është bakterial, mund të ketë edhe flluska të mbushura me qelb.

3. Mbroni dhëmbët

Dhëmbët tuaj janë për të përtypur ushqim dhe nuk duhet të përdoren si vegla. Ngrënia e rregullt e thonjve mund të bëjë që dhëmbët tuaj të zhvendosen nga vendi i tyre, që mund të çojë në nevojë për proteza. Madje, ngrënia e thonjve shkakton edhe thyerjen e dhëmbit dhe dëmtimin e smaltit të tij, transmeton Gazeta Express.

4. Rrezik më të madh nga mosrritja e thonjve

Nëse vazhdimisht i hani thonjtë, gjasat janë se ju do t’i hani më shumë se që duhet. Kur një copë e një pjese të lëkurës së grisur shfaqet në rrënjët e thonjve tuaj, kjo njihet si ‘thoi që rri varur’. Thonjtë që qëndrojnë varur janë plagë të hapura që lehtë mund të infektohen.

Shumica e thonjve të parritur shkaktohen në thonjtë e këmbëve, por ngrënia e thonjve mund të bëjë që thonjtë t’ju rriten edhe nën lëkurën e gishtave tuaj. Thonjtë e parritur mund të shkaktojnë dhimbje dhe ënjtje dhe potencialisht mund të çojë në infeksione për të cilat duhet të hyhet në operacion.

5. Rreziku nga helmimi toksik

Nëse i lyeni thonjtë me llak, urgjent duhet të braktisni ngrënien e tyre. Llaku ka përbërës toksik që mund të jenë shumë të dëmshëm nëse hyjnë në trupin tuaj. Edhe pse sasia e vogël e toksicitetit mund të mos tregojë asnjë efekt të dëmshëm menjëherë, mund të ketë pasoja të mundshme afatgjate në shëndetin tuaj nëse i hani thonjtë.

 

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Kapet hajduti: Punonjësi shiste enët e kuzhinës së Pallatit Élysée online, prangoset

Një punonjës i Pallatit Élysée në Paris u arrestua pasi dyshohet se ka vjedhur pjata,…

Cristiano Ronaldo reagon pasi Kylian Mbappe ia barazoi rekordin e famshëm te Real Madridi

Cristiano Ronaldo nuk nguroi ta lavdërojë Kylian Mbappe pas paraqitjes së jashtëzakonshme të francezit, i…

Zjarr në Rahovec: Dyshohet se një person ia vuri flakën autoambulancës

Policia ka dhënë detaje rreth incidentit me zjarr që ndodhi në orët e para të…

“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: Kosova në NATO, loja mbyllet

Eksperti i njohur amerikan i diplomacisë dhe menaxhimit të konflikteve, Edward P. Joseph, ka paraqitur…

Kaq janë pritjet për të hyrë në Kosovë

Pritjet më të gjata janë tek pika kufitare Dheu i Bardhë, deri në 40 minuta.…

Neymar me premtim të madh: “Del përpara brazilianëve”, dhe premton golin në finale dhe Kupën e Botës…

Neymar Jr. ka rikthyer veten në qendër të vëmendjes në Brazil, duke dërguar një mesazh…

Pas 400 vitesh shërbim, ky shtet nuk do të dërgojë më letra me postë

Shërbimi postar danez do të dorëzojë letrën e fundit më 30 dhjetor, duke i dhënë…

Suedia dhe Gjermania shkurtojnë buxhetet e ndihmës, prioritet shpenzimet e mbrojtjes

Shtetet evropiane po e ridrejtojnë ndihmën drejt Ukrainës dhe shpenzimeve të mbrojtjes ndërsa Suedia dhe Gjermania po…