(Mos)Rrugëtimi i Abdixhikut me LDK në ‘duart’ e Kryesisë, mbledhja po vazhdon tash e dy orë
Janë bërë dy orë prej kur ka nisur mbledhja e parë e kryesisë së Lidhjes Demokratik të Kosovës, pas debaklit që kjo parti pësoi në zgjedhjet e parkohshme parlamentare. Ky rezultat sot e bëri bashkë kryesinë e partisë për një takim “konsultative”, por u raportua se mund të diskutohet edhe fati politik i kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku, shkruan Periskopi.
Para se të hyjnë në mbledhje, para mediave janë deklaruar një pjesë e anëtarëve të kryesisë, të cilët hezituan të jepnin detaje:
Sekretari i LDK-së, Imri Ahmeti tha se takimi i sotëm ka të bëjë me çështjet e brendshme të partisë.
Ai nuk dha qëndrim nëse e përkrah ose jo dorëheqjen e Abdixhikut.
“Ne kemi takim për çështjet tona të brendshme. Sa i përket dorëheqjes së Abdixhikut, kryesia është kompetente për këtë çështje, është kuvendi, këshilli i përgjithshëm..”, tha shkurt ai para mediave.
Në anën tjetër anëtari i LDK-së, Anton Çuni u pyet nëse është për shkarkimin e Abdixhikut, Çuni tha: Të gjitha do t’i diskutojmë, cdo gjë do ta bëjmë publike pas takimi”.
Ndërsa Hykmete Bajrami theksoi se takimi ështe konsultativ.
“Është takim konsultativ. Fillon në ora 14:00. Aty do i shpreh qëndrimet e mia, më pas do i bëj publike”, tha shkurt Bajrami para gazetarëve.
Ndërkohë dje u raportua se në rast se largohet Abdixhiku, kandidatë potencial për të parin e LDK janë: Hykmete Bajrami, Lutfi Haziri, Abudllah Hoti dhe Arben Gashi./PERISKOPI
LDK mblidhet për herë të parë pas 28 dhjetorit – A do t`i kërkohet dorëheqja Abdixhikut?



