Moti me shi, policia apelon për kujdes të shtuar në trafik
Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët e automjeteve, për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, për shkak të kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut.
Siç shkruan Policia përmes një postimi në Facebook, ngasësit të kenë kujdes për sigurinë në trafik.
“Shoferët luten të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës,
mbajnë distancën e nevojshme mes mjeteve, ngadalësojnë lëvizjen në rrugë të lagështa nga reshjet e shiut, ku mund të ketë rrëshqitje.
Policia e Kosovës apelon për sigurinë në trafik!
Kushtet aktuale atmosferike:
Reshjet e shiut krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor dhe rrisin rrezikun e aksidenteve.
Këshilla për shoferët:
Mbani distancën e sigurisë mes mjeteve.
Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës.
Ngadalësoni gjatë ngasjes në rrugë të lagështa nga shiu.
Siguria juaj është prioritet!
Kujdesi i shtuar ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe në ruajtjen e jetës”, thotë PK.



