Moti sot: I vranët e me reshje shiu, priten edhe reshje bore
Kosovë
Moti sot: I vranët e me reshje shiu, priten edhe reshje bore
news image
sinjali
Sinjali.com
27 Nëntor 2025 06:59
Sot parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes. Megjithatë, në zonën verilindore dhe veriore, reshjet e shiut mund të shndërrohen në shqotë apo edhe borë.
Gjatë ditës, pritet të arrijnë reshje të reja nga drejtimi i juglindjes, fillimisht në formë të shiut, të cilat shumë shpejt do të shndërrohen në shqotë dhe borë. Po ashtu, herë pas here lokalisht pritet të ketë edhe shi të ngrirë, e cila është mjaft e rrezikshme për ecjen dhe qarkullimin.
Shiu i ngrirë është një formë reshjeje ku pika të shiut bien në tokë ndërsa janë ende në formë të lëngshme, por ngrijnë menjëherë sapo prekin një sipërfaqe që është nën 0°C. Ky fenomen krijon një shtresë të rrezikshme akulli mbi rrugë, pemë, kabllo dhe objekte të tjera, duke shkaktuar shpesh dëme dhe rreziqe për ecjen apo qarkullimin.



