Motra e Cristiano Ronaldos: Në finale, ai vuajti si Krishti

Motra e Cristiano Ronaldos: Në finale, ai vuajti si Krishti

Cristiano Ronaldo u dëmtua rëndë në finale e evropianit kundër Francës. Ky dëmtim rezultoi fatal duke e detyruar të largohet nga fusha.

Lëndimi që futbollisti mori është krahasuar me atë të jezu krishtit nga motra e tij.

”Kam lot për vëllain tim të plagosur fizikisht dhe në zemër. E kemi vuajtur të gjithë bashkë dheimbjen që ai vuante në ato momente. Por Zoti është i madh dhe ashtu si shpëtimtari ynë Jezu Krishti i cili vuajti në kryq për të bërë botën më të mirë ashtu vuajti edhe Ronaldo por në fund u shpërblye ajo dhimbje. Ronaldo mori mëkatet e njerëzimit ashtu siç bëri Krishti. Zoti është i drejtë duke na përmbushur ëndrrën që të jemi kampionë Europe” tha motra e Ronaldos.

Shpërndaje në: