Motra e këshilltares së Kurtit, Vlora Spanca zgjidhet Auditore e Përgjithshme e Kosovës

Motra e këshilltares së Kurtit, Vlora Spanca zgjidhet Auditore e Përgjithshme e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar një vendim me të cilin Vlora Spanca i propozohet Kuvendit të Kosovës për pozitën e Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës me 67 vota për 9 kundër dhe një abstenim, Kuvendi e ka zgjedhur Vlora Spancën, Auditore të Përgjithshme të Kosovës me mandat pesëvjeçar, për të cilën Periskopi raportoi se është motra e këshilltares së Albin Kurtit.

Familjarizmi: E propozuara për Auditore të Përgjithshme del motra e këshilltares së Albin Kurtit

Siç ka njoftuar zyra e presidencës, Vlora Spanca është ekonomiste dhe ka një përvojë 13 vjeçare në Zyrën Kombëtare të Auditimit. Gjatë kësaj kohe ajo ka ushtruar detyrën e drejtores të Departamentit të Auditimit, udhëheqëses së Divizionit për Auditimin e Performancës, ndërkaq nga viti 2017, ka ushtruar detyrën e Ndihmëses së Auditorit të Përgjithshëm.

Përveç̧ nga Komisioni Intervistues, kandidatët për këtë pozitë janë vlerësuar edhe nga kompania britanike BDO në kuadër të projektit të rekrutimit të përkrahur nga Ambasada Britanike.

“Spanca ka shënuar sukses të lartë, duke u radhitur si kandidatja më e vlerësuar në këtë proces. Ajo është radhitur e para në vlerësimin e kompanisë britanike BDO me 33 pikë, dhe e dyta në vlerësimin e Komisionit Vlerësues, me 30.4 pikë. Procesi i intervistimit është ndjekur po ashtu nga monitorues nga mediat dhe shoqëria civile”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Përzgjedhjen e saj në krye të pozitës së Auditores së Përgjithshme, e ka kundërshtuar edhe shefi i deputetëve të PDK’së, Abelard Tahiri.

Deputeti i PDK-së Ablerad Tahiri ka thënë se ky process duhet të kthehet në pikën zero.

“Ka qenë një process që lë personi që është rekomandu të votohet sot është motra e këshilltarit të kryeministrit Kurti. Ky është një insisitucion tepër i rendësishëm dhe lidhjet e tilla politike do ta dëmtojnë imazhin e insistucionit në fjalë, një institucion që evidenton parregullsitë, është e rendësishme që ky proces të kthehet edhe njëherë në pikën zero”. tha ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: