Motra e Kim Kardashian: S’më pëlqen të pispillosem si ajo
Ajo tregon se është ndryshe nga gjithë motrat e saj, madje Kylie e cila është një Jenner si ajo.
Bukuroshja 21 vjeçare tregon se kurrë nuk i ka pëlqyer që të vishet dhe të pispilloset siç bëjnë zakonisht vajzat. Pavarësisht se është vajzë dhe i pëlqen ky fakt, Kendall rrëfen se gjithmonë i ka pëlqyer që të vishet si djalë dhe të qëndrojë më shumë me djemtë pasi ata e kuptojnë më mirë. Nga ky aspekt ajo tregon se është më shumë një Jenner se sa një Kardashian, pasi i ka ngjarë babait të saj.



