Motra e Ronaldos poston fotografi prekëse në Instagram (Foto)
Motra e Cristiano Ronaldos ka postuar një fotografi të modifikuar ku shihet babai i Ronaldos, Jose duke e shikuar birin e tij me topin e artë.
Jose vdiq në vitin 2005 kur ishte 52 vjeç, pas një dështimi të mëlçisë e cila ndodhi gjatë betejës me varësinë nga alkooli. Ronaldo ishte vetëm 20 vjeç kur ndodhi kjo dhe ishte në sezonin e dytë te Manchester United, transmeton Periskopi.
Ylli i Real Madridit pranoi se ka pasur marrëdhënie të vështira me babain e tij, i cili nuk ishte gjallë kur portugezi u bë superyll.
“Nuk e kam njoftë mirë atë, prej zemrës dhe nuk e kam ditur pse ka pirë, ndoshta ai ishte i frustruar me jetën. Unë doja një baba tjetër, një që do të ishte prezent të shihte trofetë e mi”-tha Ronaldo.

Jose padyshim që është duke e shikuar të birin e tij, dhe është krenar me sukseset e tij dhe motra e Ronaldos e përkujtoi atë me këtë postim të bukur në Instagram. /Periskopi



