Motra e Salas me reagim emocional: Shpirti yt në shpirtin tim do të shkëlqejë përgjithmonë
Pasi mjekësia ligjore në Dorest ka konfirmuar se trupi i gjetur në rrënojat e aeroplanit është i sulmuesit Emiliano Sala, motra e tij ka ardhur me një reagim emocional
Trupi i gjetur të mërkurën është ai i Emiliano Sala, ish sulmuesi i FC Nantes. Argjentinasi ishte 28 vjeç.
Kjo është një tragjedi me një fund fatal, e cila filloi më 21 janar kur avioni që po barte atë drejt Cardiff nga Nantes u rrëzua, shkruan Periskopi.

Pas konfirmimit se trupi i gjetur është i Emiliano Salas, motra e ish-sulmuesit të Nantes ka reaguar me anë të një postimi emocional ku shkruan për vëllaun e saj.
“Shpirti yt në shpirtin tim do të shkëlqejë përgjithmonë duke ndriçuar kështu ekzistencën time”, ka shkruar motra e futbollistit që tashmë është konfirmuar i vdekur,” shkruan motra e Salas.
View this post on Instagram
Tu alma en mi alma brillará por siempre, iluminando así, el tiempo de mi existir. Te amo tito.
Ndryshe, Sala, 28 vjeç, po udhëtonte për në Cardiff në një avion bashkë me pilotin David Ibbotson, i cili u zhduk në Kanalin Anglez më 21 janar.
Trupi u nxorr nga thellësia e detit, pasi u zbulua më herët të dielën poshtë një metali. Ndërkohë Policia e Dorset konfirmoi identifikimin e trupit mbrëmë./Periskopi



