Motrat Istrefi bashkë në një koncert (Foto)

Motrat Istrefi bashkë në një koncert (Foto)

Këngëtaret Nora Istrefi dhe Era Istrefi janë shumë të lidhura me njëra tjetrën.

Nora ka qenë shumë përkrahëse e Erës që në fillimet e saj, ndërsa tani suksesin e madh që e gëzon e ndan bashkë me të motrën.

Angazhimi i Erës jashtë vendit ka bërë që ato të mos jenë gjatë gjithë kohës së bashku, mirëpo sezona e verës i ka bërë së bashku edhe në koncerte.

Së fundmi, motrat e njohura të skenës, kanë publikuar së bashku një fotografi në rrjetin social SnapChat, ku shfaqen mjaft të lumtura pranë njëra-tjetrës.

Nora këtë verë ka publikuar dy projekte shumë të suksesshme, njërin në bashkëpunim me Gjikon dhe tjetrin me Robertin, ndërsa era prêt ta publikojë këngën e saj të re më 25 gusht.

Shpërndaje në: