Mourinho deklarohet pas barazimit me WBA
Mourinho ishte kënaqur me kontrollin e ndeshjes, por jo me finalizimin e rasteve të krijuara.
“De Gea flinte gjatë gjithë ndeshjes. Njëra skuadër kishte topin, tjetra jo. Njëra skuadër kërkonte fitoren, tjetër kërkonte barazimin.Nuk dua ta kritikoj skuadrën kundërshtare. Ata erdhën këtu të marrin pikë, erdhën të mbrohen dhe të tentojnë herë pas here të fitojnë. Ata e arritën këtë. Jam i kënaqur me lojtarët e mbrojtjes, por jo edhe me ata që kisha në sulm”, tha trajneri portugez pas takimit. /Periskopi.com



