Mourinho dëshiron sulmues francez, në listë tre sulmues që po çmendin futbollin (Foto)
Sipas asaj që shkruan Mercato 365, Antoine Griezmann, Kylian Mbappe dhe Alexandre Lacazette, pëlqehen nga Mourinho.
Ylli i Atletico Madridit, Griezmann, ka qenë i lidhur edhe verën e shkuar me një kalim në Angli.
Nëse Mourinho dështon ta siguroj Griezmannin, atëherë do të hedhet në sulm për Lacazetten.
Sulmuesi i Lyonit, ka qenë i lidhur me një kalim te Arsenali, por United mund të futet në garë që t’i ofrojë shërbimet e tij.
Mourinho po ashtu pëlqen edhe yllin e ri të Monacos, Mbappe.






