Mourinho, “Dreqërve të Kuq”: Më shkarkoni, por do t’iu kushtojë “një dreq e gjysmë” para
Një gazetar italian e ka pyetur Jose Mourinhon nëse frikësohej për të ardhmen e tij në Old Trafford – dhe përgjigjja e portugezit, u bë shpejt lajm i bujshëm medial, raporton Goal.com.
Mourinho ka pretenduar që nuk i frikësohet shkarkimit nga Manchester Unitedi, sepse do t’iu kushtonte ‘një dreq e gjysmë’ që t’i paguanin paratë për ta përfunduar kontratën, përcjell Periskopi.
Aktualisht, Djajtë e Kuq ndodhen në vendin e 10 në Premier Ligë, pas fitores që e arritën si mysafir te Burnley. Por, paraprakisht ata kishin pësuar nga Brightoni dhe Tottenhami.
Gazetarët nuk e kanë lënë të qetë portugezin, ndërsa edhe marrëdhënia me yllin mesfushor Paul Pogba, raportohet të jetë prishur. /Periskopi



