Mourinho e dëshiron këtë lojtar në janar

Mourinho e dëshiron këtë lojtar në janar

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, e ka një kërkesë për drejtuesit e klubit për afatin kalimtar të janarit.

Ai e dëshiron në skuadër Ryan Sesegnonin e Fulhamit, dhe për ta transferuar atë, duhet të pres deri në gjysmën e stinorit.

Talenti i Fulhami ka treguar një formë mbresëlënëse me klubin anglez në stinorin e kaluar në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli.

Anglezi i ka bërë 46 paraqitje në stinorin e kaluar dhe i ka shënuar 15 gola, kështu duke i ndihmuar ekipit për t’u ngjitur në Premierligë për këtë stinor.

 

Shpërndaje në: