Mourinho e dëshiron me çdo kusht yllin kroat si zëvendësues të Anthony Martial
Klubi anglez insiston ta blejë sulmuesin kroat të Interit, Ivan Perisic.
Ivan Perisic ka qenë një prej më meritorëve që Kroacia ka shkuar deri në finalen e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.
Paraqitjet fantastike të kroatit, e kanë mahnitur trajnerin e Manchester United, Jose Moourinho, i cili planifikon të bëjë një ofertë tjetër për ta bindur sulmuesin e krahut të transferohet në Old Trafford.
Mourinho e sheh Perisiqin si zëvendësues ideal të Anthony Martial, i cili pritet të largohet nga United.
Oferta e “Djajve të Kuq”, për futbollistin e Interit pritet të shkojë deri në 70 milionë euro.
Edhe një vit më parë Mourinho e kishte kërkuar Perisiqin, por ai kishte preferuar të qëndronte tek Interi.




