Mourinho e la në baltë, por si arriti Conte ta rikthente Chelsean në maja
Trajneri i Bluve të Londrës ka arritur që të përshtatet mjaft mirë me kampionatin anglez.
Një ndër futbollistët që ka fituar vendin e titullarin është dhe Pedro, i cili është shprehur se besimi është faktori kyç i suksesit në këtë sezon.
“Në karrierën time kam punuar me trajnerë vërtetë të mirë, si Pep Guardiola dhe Vicente del Bosque.Por, një gjë më ka befasuar me të vërtetë në lidhje me Antonio Conte, mënyra si arriti ta rikthejë besimin në ekip, në mënyrë të shpejtë.
Ai vuri besimin në qendër të gjithçkaje, duke na bindur se jo vetëm mund të fitojmë ndeshjet, por edhe titullin në Premier League”, ka thënë Pedro për “Daily Telegraph”.



