Mourinho: Do e pranoj ofertën e Manchester United

Mourinho: Do e pranoj ofertën e Manchester United

Jose Mourinho erdhi në korrik të këtij viti në krye të pozitës së trajnerit në OldTrafford.

Siç u raportua sot nga redaksia jonë se United është i vendosur t’i ofrojë kontratë të re edhe pse forma e skuadrës nuk ka qenë ajo që është pritur.

“Ata e dinë se po e shijoj çdo minutë, punën time në Manchester United dhe e dinë që një ditë nëse më ofrojnë kontratë të re, do ta nënshkruaj, nuk më duhen as këshilltarët, do të nënshkruaja sepse e dua këtë punë”, ka thënë Mourinho për “SkySports”, transmeton Periskopi.com.

‘Djajët e Kuq’ aktualisht gjinden në pozitën e gjashtë në Premier Ligë me 30 pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: