Mourinho emocionon me fjalët e tij për Real Madridin dhe Alvaro Arbeloan

Mourinho emocionon me fjalët e tij për Real Madridin dhe Alvaro Arbeloan

Trajneri i Benficës, Jose Mourinho, i ka uruar suksese Alvaro Arbeloas në aventurën e tij me Real Madridin, përpara përballjes së dy skuadrave në Ligën e Kampionëve, megjithëse jo në ndeshjen që do të luhet në ‘Estadio da Luz’.

Mourinho do të përballet për herë të parë me ish-lojtarin e tij dhe gjithashtu për herë të parë me Real Madridin pas gjashtë vitesh, që nga koha kur i sfidoi “Los Blancos” në krye të Manchester Unitedit.

Benfica ka nevojë urgjente për fitore për të siguruar kualifikimin në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve, pasi aktualisht renditet në vendin e 29-të, dy pikë larg zonës së “play-off”-it.

Trajneri portugez do të kërkojë gjithashtu të përmirësojë bilancin e tij kundër Real Madridit, që aktualisht përbëhet nga katër humbje dhe një barazim, ky i fundit që daton nga periudha e tij te Porto.

Një nga temat kryesore për Mourinhon ishte përballja me një nga ish-lojtarët e tij në “Santiago Bernabeu”, Alvaro Arbeloa, të cilit i uroi sukses në rolin e tij të ri, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

“Nga pikëpamja njerëzore, ai është një nga lojtarët e mi të preferuar. Nuk ishte më i miri, por ndoshta ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm te Real Madridi”, u shpreh Mourinho.

“Shpresoj që gjithçka t’i shkojë shumë mirë Arbeloas dhe që të ketë një karrierë fantastike”.

Mourinho theksoi se nuk i ka dhënë asnjë këshillë Arbeloas për detyrën te Real Madridi, por vuri në pah rëndësinë e rolit që ai ka marrë përsipër.

“I uroj gjithë të mirat. Arbeloa mund të trajnojë çdo klub në botë. Real Madridi mund të trajnohet nga çdo trajner në botë dhe unë dua që ata të kenë sukses”.

“Imagjinoni sa shumë dua që Real Madridi të ketë sukses me Alvaron. Përveç nesër. I dua Arbeloan dhe Real Madridin. Nuk mund t’i jap këshilla”, përfundoi tekniku portugez./Periskopi

Shpërndaje në: