Mourinho flet për sezonin më të vështirë të tij ndonjëherë
Manchester United fitoi Europa Ligën pasi mposhti Ajaxin në finale, me rezultatin 2-0, duke i shtuar dhomës së trofeve, të vetmin trofe që i mungonte.
“Jam shumë i lumtur. Ky ishte sezoni më i vështirë në karrierën time. Arritëm të fitojmë një trofe shumë të rëndësishëm dhe gjithashtu të rikthehemi në Champions League. Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, duke u treguar dukshëm më të fortë se kundërshtari”, u shpreh Mourinho.



