Mourinho flet për shëndetin e Alex Fergusonit
Jose Mourinho ka thënë se ka lajme pozitive rreth shëndetit të Alex Fergusonit
Sot është raportuar se trajneri legjendar i Unitedit nuk është më në kujdes intenziv dhe se ka folur me familjarët e tij, transmeton Periskopi.
“Familja e tij ka kërkuar privatësi dhe ne do ta respektojmë këtë,” ka thënë Mourinho.
“Por ne jemi pozitiv, shumë pozitiv.
“Unë mund vetëm të them se nëse ka ndonjë situatë të re, ajo situatë është pozitive,”. /Periskopi/



