Mourinho flet për të ardhmen e Zlatan
Sulmuesi 35-vjeçar ishte transferuar gjatë afatit kalimtar veror të vitit të kaluar si transfer i lirë, nga skuadra franceze Paris Saint-Germain.
“Jam totalisht i bindur se ai do të qëndrojë”, tha Mourinho para gazetarëve në konferencën për shtyp gjatë ditës së premte, para ndeshjes kundër Watford.
Zlatan, deri më tani ka arritur të shënojë 20 gola në të gjitha kompeticionet për gjigandin e Premier Ligës. /Periskopi.com



