Mourinho godet keq Arsenalin, fillon kontaktet me yllin e tyre (Foto)
Sipas shumë raporteve, Jose Mourinho ka telefonuar sulmuesin Alexis Sanchez rreth një transferimi të mundshëm te Manchester United gjatë verës.
Ylli i Arsenalit thuhet se është kontaktuar nga të Mourinho dhe trajnerit i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili ka punuar me Sanchezin gjatë kohës së kaluar së bashku në Barcelonë.
Lideri i Premierë Ligës, Chelsea dëshiron të nënshkruaj me 28-vjeçarin në përfundim të këtij sezoni derisa edhe gjiganti francez Paris Saint Germain është në garë për shërbimet e tij.
Por, Mourinho mund të hyjë në merkato të transferimi për një sulmuesin derisa Zlatan Ibrahimovic ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij te klubi në ‘Old Trafford’.
Wayne Rooney gjithashtu pritet të largohet gjatë verës duke i sjell të holla të mjaftueshme “Djajve të Kuq” për të siguruar transferimin e reprezentuesit kilian.Sanchez, i cili ka aktualisht kontratë edhe për një vit me klubin në ‘Emirates’, ka refuzuar së fundi marrëveshje të re me vlerë 180.000 funta në javë.



