Mourinho i frustruar me veprimin që ka bërë Paul Pogba

Mourinho i frustruar me veprimin që ka bërë Paul Pogba

Jose Mourinho është nervozuar shumë me Paul Pogban pasi ky i fundit në vend se të rikthehej në stërvitje më herët organizoi një gosti në Los Angeles

Marrëdheniet ndërmjet Pogbas dhe Mourinhos vazhdojnë të jenë të acaruara dhe nuk do të ishte çudi nëse francezi do të largohej nga ‘Old Trafford’ këtë verë, transmeton Periskopi.

25 vjeçari fitoi Kupën e Botës me Francën ndërsa më pas filloi të shijonte pushimet e verës.

Por, ajo që i ka penguar Mourinhos është se futbollisti ka organizuar një gosti në Los Angelos dhe nuk është rikthyer më herët për t’u përgatitur me skuadrën.

Kujtojmë që Premier League fillon më 10 gusht me Manchester Unitedin që ndeshjen e parë e luan kundër Leicester Cityt. /Periskopi/

Shpërndaje në: