Mourinho i hakmerret Chelseat, superylli i kampionit fotografohet me fanellë të Man Utd (Foto)
Nemanja Matic do të jetë pjesë e Manchester Unitedit në sezonin e ri.
Zyrtarizimi i reprezentuesit serb te skuadra e Manchester Unitedit, është çështje orësh.
28 vjeçari është fotografuar me një fanellë veshur të ‘Djajve të Kuq’, ku besohet të jetë bërë në qendrën stërvitore.
Nga shitja e tij, kampionët e Premierligës do të fitojnë 50 milionë euro.
Te Manchester United, Matic do të ritakohet me trajnerin e tij, Jose Mourinho, me të cilin ka punuar te Chelsea.





