Mourinho i kënaqur me barazimin
Dy gjigandët anglezë luajtën pa gola në Anfield.
“Nuk është rezultati që donim, por është pozitiv. Është rezultat që ndal rivalin e drejtpërdrejtë që të fitojë tri pikë në shtëpi andaj nuk është rezultat i keq. Ndeshja ishte e vështirë për të dy ekipet, por më shumë ishte vështirë për ta sesa për ne. E kontrolluam ndeshjen jo vetëm faktikisht, por edhe emocionalisht. Ndoshta ishte Anfieldi më i qetë që kam përjetuar ndonjëherë. Mendoj se ishte performancë pozitive”, ka thënë ai. /Periskopi.com



