Mourinho ia mësyn në këmbë për Old Trafford, sërish probleme me trafikun
Qyteti i Manchester njihet për një trafik të rënduar.
E tash e disa ndeshje po i pengon edhe klubit të United, të cilët ndeshjen e kaluar ndaj Valencia në Ligën e Kampionëve arritën me vonesë në stadium, shkruan Periskopi.
Por e njëjta gjë i ka ndodhur edhe sonte, pak para fillimit të ndeshjes me Juventus.
Jose Mourinho e ka gjetur zgjidhjen. Ai ka zbritur nga autobusi dhe filluar të ecë në këmbë deri në stadium.
Ndeshja fillon pas pak minutave./Periskopi



