Mourinho ia pa ‘hajrin’ shkarkimeve, e kanë bërë milioner

Mourinho ia pa ‘hajrin’ shkarkimeve, e kanë bërë milioner

Jose Mourinho ndoshta nuk ka pasur suksese viteve të fundit, por ka fituar mjaft para nga shkarkimet, si shkarkimi nga Manchester United, ku fitoi afër 20 milionë euro. 

Në fund, koha e Jose Mourinhos në Manchester United mund të llogaritet si një dështim. Rezultatet dhe përformancat e tij këtë sezon si trajner në Old Trafford bënë që në dhjetor, pas humbjes 3-1 kundër Liverpoolit, të shkarkohej.

Para këtij sezoni, tekniku portugez ishte trajneri më i mirë për ‘Djajtë e Kuq’ që nga shkarkimi i Sir Alex Ferguson në vitin 2003, për shkak të fitimit të trofeve, transmeton Periskopi.

Mourinho trying to work out what he'll do with the money. Image: PA Images

Përveç United, klubet që u detyruan ta shkarkonin atë ishin edhe Chelsea dhe Real Madrid, sidomos për shkak të problemeve që pati ai me lojtarët.

Jose Mourinho në total ka fituar 65 milionë funte nga shkarkimet, që do të thotë se për të ia ka vlejtur gjithçka.

Por një gjë është e sigurt: reputacioni i tij ka rënë dukshëm. /Periskopi/

Shpërndaje në: