Mourinho ‘kërcënon’ lojtarët e United

Mourinho ‘kërcënon’ lojtarët e United

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho raportohet se u ka thënë lojtarëve të tij se askush nuk e ka të sigurtë vendin në skuadër, duke lënë të kuptohet se çdonjëri mund të largohet në afatin kalimtar të janarit.

E përditshmja britanike ‘The Sun’ shkruan se portugezi e bëri një gjë të tillë të qartë në procesverbal, pas disfatës së pësuar nga Watford të dielën.

Mourinho ka pushtet absolut brenda klubit të Unitedit dhe e tërë strategjia e transferimeve i është besuar atij. /Periskopi.com

Shpërndaje në: