Mourinho: Kurrë nuk do ta shesë Wayne Rooney
Rooney që nga ardhja e portugezit në skuadër është lënë disa herë jashtë formacionit bazë. Por Mourinho e shikon si një legjend të klubit dhe i pyetur nga Sky Sport se a do të shiste anglezin ai është përgjigjur duke thënë ‘jo’.
“ Unë kurrë nuk do të marr vendimin. Një lojtar si Rooney, historia e tij që kurrë nuk do të harrohet në këtë klub, nuk mendojë se klubi apo unë do dëshironim të marrim atë vendim”, tha Mourinho.
“Unë e kam vendosur në bankën rezervë për tre ndeshje rresht. Kjo është e vështirë për të, e për mua, pra kjo është të jesh i pamëshirshëm, të vendosësh interesin e klubit para lojtarit. Në këso raste edhe legjendat, të vendosesh një lojtar të kalibrit të Rooney në bankë me statistikat që ka për klubin dhe kombëtaren është e vështirë”, shtoi strategu portugez.
Rooney ka më shumë se 500 paraqitje për Manchester United duke shënuar plot 246 gola. Kapiteni i United do të mungojë në përballjen ndaj Chelsea në Stamford Bridge. /Periskopi.com



