Mourinho me lajme të këqija para ballafaqimit me Guardiolan
Manchester United nuk ka mundur ta rikuperojë Paul Pogban për ndeshjen me Manchester Cityn.
Francezi kishte luajtur kundër Burnley dhe Jose Mourinho e ka konfirmuar mungesën e lojtarin për ndeshjen që zhvillohet nesër.

Ndërsa në anën tjetër Ander Herrera do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.
Mourinho lëndimin e Pogbas e ka lidhur me ndeshjet e shumta që ai i ka zhvilluar deri më tani.
Chris Smalling dhe Phil Jones po ashtu mbeten jashtë, ndërsa Marcos Rojo do të jetë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit.



