Mourinho nuk dorëzohet për yllin e Realit, ja oferta e fundit (Foto)
Manchester United janë të gatshëm të rrisin ofertën e tyre për Alvaro Moratan në 60 milionë funta, pasi oferta e tyre prej 52 milionë u refuzua nga klubi spanjoll.
Jose Mourinho e ka identifikuar 24 vjeçarin si shënjestrën e tij kryesore për ta transferuar pasi Antoine Griezmann konfirmoi se nuk do të largohet nga Atletico Madridi, transmeton Periskopi.

Besohet se United mendon që do të arrijë të sigurojë shërbimet e sulmuesit spanjoll, pasi ai nuk po gjen kohën e dëshiruar për të luajtur. /Periskopi



