Mourinho parashikon se cilat skuadra do të jenë në fazën e eliminimit direkt në Kupën e Botës (Foto)
Jose Mourinho ka parashikuar se cilat Kombëtare do të kalojnë fazën e grupeve në Kupën e Botës
‘Special One’ beson se Anglia do të jetë e para në Grupin G dhe se do të takohet me Poloninë më pas në fazën e eliminmit, shkruan Periskopi.
“Unë dua që lojtarët e mi të fitojnë, por gjithashtu dua që ata të shkojnë edhe në pushime. Kështu që do të jetë e vështirë,” ka thënë tekniku portugez.
Trajneri i Unitedit beson se Egjipti, Kroacia dhe Serbia do të përshëndeten me Kupën e Botës në fazën e grupeve.
Më poshtë i keni parashikimet e Mourinhos për takimet e fazës së parë të eliminimit në Kupën e Botës.
Uruguai-Portugali
Spanjë- Rusi
Francë-Nigeri
Argjentina-Australia
Brazili-Meksika
Gjermani- Zvicër
Angli-Poloni
Senegal-Belgjikë. /Periskopi/



